Raul de Tomas ka shënuar më shumë gola se çdo lojtar tjetër i Real Madridit në La Liga këtë sezon.
Statitstika prej 8 golave të shënuar është madhështore duke pasur parasysh mungesën e mundësive që ai merr duke luajtur për Rayo Vallecanon.
Siç njoftoi për herë të parë Onda Cero, dhe Marca që e ka konfirmuar që më parë, Los Blancos nuk mund të kthejnë De Tomasin nga huazimi, edhe nëse ata do donin, duke pasur parasysh se marrëveshja nuk përmban një klauzolë që lejon klubin madrilen të ndërpresë huazimin dhe t’a kthejë atë në Santiago Bernabeu.
Pas një sezoni të suksesshëm në Segunda Division vitin e kaluar që përfshiu 24 gola, De Tomas u kthye përsëri në Vallecano në verë, përsëri në form huazimi, tashmë në ligën e parë.
Të premten e kaluar, 24 vjeçari shënoi një hat-trick kundër Celtas dhe ai shpejt u bë shpresa kryesore e Rayos kur është fjala për mbijetesën e klubit në kampionatin spanjoll.