”Pa Neymar, do të jetë Di Maria me dëshirën për t’u hakmarrë ndaj ish-ekipit të tij. Besoj se do t’ia dale,” me këto fjalë e fillon intervistën Kombauare, trajneri aktual i Gungamp dhe një legjendë e PSG, klub me të cilin luajti në sezonet 1990-1995 dhe e trajnoi për dy vite 2009-2011.
Një legjendë që në Parc des Princes njihet për golin e shënuar natën e 18 Marsit të vitit 1993, gjatë një ndeshje kthimi në çerekfinale të UEFA-s ndaj Real Madridit të Emilio Butragueno, Michel, Fernando Hierros dhe Ivan Zamoranos.
”Ishte minuta e 98, ata të Real Madridit pyesnin për orën. Unë isha me dëshirën për të shënuar sepse goli që barazoi eleminatoren (Zamorano në minutën e 92) erdhi falë një gabimi nga ana ime. Nëse do të hapeshim, e dinim se do humbisnim”, rikujtoi ish-mbrojtësi. ”Atëherë kishte një faull ndaj Ginolas nga Zamorano, e merte Valdo për t’a goditur dhe më kujtohet që u futa në zonë nga larg, si një tym që vjen nga thellësia dhe sulmova shtyllën e dytë. Kur godita topin me kokë, e dija që kishte përfunduar brenda. Për mua, që nuk kam qenë asnjëherë në kombëtaren Franceze, ishte sikur të festoje një gol që do të jepte kupën e Europës”, theksoi ai.
Ai gol, që çoi rezultatin në 4-1 dhe e tejkalonte rezultatin e ndeshjes së parë (3-1) u jepte Parizienëve gjysmëfinalen e UEFA-s dhe i la lojtarët e Real MAdridit të shtangur, ndonëse disa prej tyre sinjalizuan arbitrin Hungarez Sandor Puhl, i cili kishte qenë pjesë e polemikave edhe në ndeshjen Itali-Spanjë në çerekfinalet e botërorit të vitit 1994.
”Dëgjova dikë të thoshte që ishte një turp, por disa të tjerë me më shumë klas, si Butragueno, e kuptuan që ne ishim më të mirë”, thekson Kambouare.
Kambouare parashikon një fitore të PSG në Parc des Princes, por nuk është i sigurtë nëse kjo fitore do të jetë e vlefshme për kualifikimin. ”Ndonjëherë fiton 2-1 apo 3-2. Problemi është që Real Madridi poashtu shënon.”
Ish-mbrojtësi nuk e la pa përmendur edhe dëmtimin e Neymar si dhe zëvendësuesin e tij në këtë ndeshje, Angel Di Maria. ”Edhe pse është e vërtet që kur Neymar ndodhet në fushë, rivalët frikësohen dhe bashkëlojtarët kanë më tepër vetëbesim, mbi të gjitha, Brazilianët, por edhe pa të mund të fitohet. Portugalia fitoi Francën në finalen e Europianit pa Cristiano Ronaldon.”
”Mendoj se pa Neymar, Di Maria do të jetë aty për t’u hakmarrë ndaj ish-klubit të tij.”