Sipas raportimeve nga Anglia, bordi i Chelseas tashmë ka vendosur për vlerën e Hazardit nëse ai vendosë përfundimisht të mos rinovojë kontratën.
Eden Hazard ka qenë mjaftë i qartë përgjatë spekulimeve që e lidhnin atë me një lëvizje te Real Madridi për verën e ardhshme, duke deklaruar se ai ëhtë një admirues i madh i kampionëve europian dhe se nuk është i sigurtë nëse do nënshkruajë një kontratë të re me Londinezët, duke preferuar kalimin në Bernabeu.
Chelsea tashmë dëshiron të jetë e përgatitur ndaj çdo lloj situate dhe ka vendosur t’ia caktoj çmimin yllit të tyre, raporton e përditshmja britanike, Daily Tegraph.
Shifra sillet të jetë rreth 112 milionë euro. Belgut i përfundon kontrata në vitin 2020 dhe tani më nënkuptohet se i kanë mbetur vetëm edhe një vit kontratë, para se Real Madridi të bëj të duhurën për 28 vjeçarin gjatë merkatos së ardhshme verore.