Dani Carvajal e ka parë të arsyeshme reagimin pas vendimit të VAR-it mbrëmë për t’a quajtur gol të rregullt golin e Betisit në minutën e 67-të.
Real Madridi mbrëmë mposhti Betisin në kuadër të xhiros së 19-të në La Liga me rezultat 2 – 1, në një ndeshje mjaftë dramatike.
Goli që shënoi Canales në minutën e 67-të ngriti mjaftë polemika, pasi që besohet se VAR nuk duhej t’a quante si gol të rregullt, pasi që shihej lojtari që ishte në pozicion jashtë loje.
Për këtë ka reaguar edhe mbrojtësi madrilen, Dani Carvajal i cili poashtu gjendej në atë vijë, që nëpërmjet një postimi në Twitter duke shtuar dy foto pa shkruar asgjë, la të kuptohet se goli nuk duhej llogaritur.
Nga fotot që vet ai ka postuar mund të shihet se lojtari ishte në pozicion jashtë loje rreth 10cm, diçka që duhej kuptuar nga VAR.