Real Madridi ka tashmë disa arsyeje për transferimin e një sulmuesi gjatë këtij afati kalimtar të janarit. Me dëmtimin e Karim Benzemas mbrëmë i cili theu gishtin, do t’a lë francezin më së paku deri në 3 javë jashtë fushave të gjelbërta.
Me Marianon i cili ende nuk është rikuperuar plotësisht, tekniku Solari u detyrua të ftonte 21 vjeçarin e Castillas, Cristo Gonzalez dhe t’a inkuadronte atë mbrëmë.
Real Madridi duhet t’a lëshojë në orët në vijim një raport të plot mjekësor që jep detaje rreth mungesës së tij. Nëse kërkohet ndërhyrje kirurgjike, atëherë sulmuesi francez do të humbasë së paku dy ndeshje të ardhshme kompetitive.
Me Gareth Bale-n e dëmtuar dhe Asension i cili ende nuk është kthyer plotësisht, skuadra madrilene mund të detyrohet të bëjë një lëvizje në afatin kalimtar të janarit, ashtu siç vepruan në 2011 kur Emmanuel Adebayor u huazua për të zëvendësuar Gonzalo Higuainin i cili gjendej në një situatë të tillë.
Tre emrat që kanë qenë të lidhur fort me një lëvizje kohëve të fundit në Santiago Bernabeu janë duke filluar që nga Mauro Icardi i cili mbetet edhe i preferuari i tifozëve madrilen, poashtu me Interin që po ngadalëson rinovimin e tij të kontratës.
Rodrygo i Santosit që tashmë është nënshkruar nga Real Madridi, por që mund t’i bashkohet skuadrës më herët se sa ishte e planifikuar.
Në javët e fundit, sulmuesi polak i Genoas, Krzysztof Piatek, gjithashtu është lidhur fort me një lëvizje në kryeqytetin spanjoll. Të tre emra këto të lartëpërmendur mbeten opsione të favorshme për madrilenët.
Kujtojmë se merkatoja dimërore mbyllet më 31 janar.