Luis Rubiales dhe dëshira e RFEF për të diskutuar zbatimin e VAR me drejtorët e futbollit spanjoll tashmë do të marrë një ‘goditje’ pasi që Florentino Perez po refuzon të marrë pjesë në takimin në fjalë.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është i mërzitur nga përdorimi i teknologjisë ‘VAR’ këtë sezon, pasi që ai e konsideron të padrejtë dhe nuk e sheh të përshtatshme pranimin e propozimit të bërë nga kreu i federatës, Rubiales.
Siç raporton edhe Marca, Reali është ndjerë i keqtrajtuar nga Federata për vite me rradhë, veçanërisht në aspektin e sanksionimeve dhe referëve.
Perez kishte menduar që do t’a prantonte ftesën, në mënyrë që të mos mbeste jashtë organeve vendim-marrëse, por sipas El Chiringuito ai tashmë ka refuzuar.
Kontradiktat në humbjen e Real Madridit ndaj Real Sociedadit ka bërë që vendimi i presidentit madrilen të ndryshojë.