Christian Eriksen i është përgjigjur interesimit të Real Madridit. Në një intervistë për mediumin danez TV3sport.dk, Eriksen është pyetur për interesimin e Realit dhe ai tha këto fjalë: ”Nuk është dicka për të cilën mendoj, jam i fokusuar që të luajë. Nuk është hera e parë që kam dëgjuar këso tipare të lajmeve.”
Më tutje, Eriksen zbuloi se është në bisedime për vazhdimin e kontratës me Spurs e cila i skadon në vitin 2020. ”Kam vetëm fjalë të mira për Tottenhamin, njerëzit më duan dhe ekipi gjithashtu.”