Vinicius Junior vazhdon të impresionojë Bernabeun. Ekipi po kalon një ecuri jo të mirë por braziliani po shkëlqen. Mbrëmë kundër Leganes në Copa del Rey, ai shënoi një supergol dhe e festoi duke puthur stemën e klubit.
Pas përfundimit të ndeshjes, Vinicius doli me një mesazh për adhuruesit e tij në rrjetet sociale duke shkruar:
”Unë rri i heshtur, duke punuar dhe duke u zhvilluar vazhdimisht. Shumë i lumtur për golin dhe që ndihmova ekipin. Faleminderit Zotit për cdo gjë.”, ishte mesazhi i brazilianit i cili ka fituar besimin e trajnerit Santiago Solari nëndeshjet e fundit.