Në prag të ndeshjes në Copa Del Rey që skuadra do e zhvilloje gjatë ditës së nesërme ndaj Leganes në Bernabeu, tekniku Solari foli përpara mediave teksa analizoi aktualitetet e fundit të ekipit.
Leganes dhe kupa: E presim me gjithë iluzion ashtu si në të gjitha kompeticionet. Duhet të përballemi në këtë kompeticion në të njëjtën mënyrë siç bëmë ndaj Melillas. Kupa është një titull shumë i bukur. Duhet t’i kushtojmë vëmendje të gjithë minutave të ndeshjes, është një auto-kritikë që e kemi bërë nga brenda. Dhe duhe të jemi më efikas në sulm. Do të tentojmë të luajmë me të gjitha energjitë në çdo kpompeticion sepse secili ka karakteristikat speciale. Leganes është shumë solid, kompetitiv. Do të jemi të vëmendshëm ndaj ritmit të tyre kur të na kundërsulmojnë. Dhe të jemi të qartë në sulm.”
Fjalët e Modric: ”Kam dëgjuar fjalë të tjera që Luka ka thënë. Ai është shumë elegant si brenda ashtu edhe jashtë fushës, për këtë arsye është edhe Topi i Artë. Të gjithë e dimë se kush është Real Madridi. Kërkoj ndjesë në emër të tij për fjalorin e përdorur, nuk është në stilin e tij. Këtu gjërat rregullohen sëbashku. Është e vërtetë që kam thënë se duhet të jemi më saktë dhe më të koncentruar në fillim të ndeshjes.”
Mungesa e golit dhe nënshkrimet: ”Numrat janë ata që janë. Do të punojmë për t’u përmirësuar. Cristo është me Castillan, gjithmonë do të tentojmë të mbulojmë mungesat me lojtarët që kemi. Është një vit i rëndësishëm për të rinjtë e ekipit, përfshirë edhe ata që kemi në ekipin e parë. Goli është më i vështiri dhe ne punojmë për t’a përmërisuar këtë pjesë.”
Brahim Diaz: ”E shoh mirë, është i lumtur që ndodhet këtu. Numri që mban veshur (21 – njëjtë si Solari dikur) është rastësi. Pjesmarja e tij në ndeshjen e nesërme varet nga dokumentet.”
VAR: ”Rregullat duhet të jenë të qarta, të dihen se pse aplikohen. Duhet të lehtësojnë ndeshjen. Si spektator, ka gjëra që nuk i kuptoj. Është diçka e re dhe do të duhet kohë për t’a perfeksionuar. Nuk është se e kritikoj VAR-in, por duhet të mbrosh veten. Dhe kjo është një e drejtë legjitime.”
Të trajnosh Real Madridin: ”Është një punë e mrekullueshme, një nder i madh, një privilegj i veçantë, pa marë parasysh funksionin që uhstron në këtë klub. Dhe shoh të njëjtin përkushtim tek të gjithë ata të cilët punojnë në këtë klub. Për shembull edhe ata që punojnë për sigurinë e ekipit. Është emocionuese. Kanë të njëjtin përkushtim si të lojtarëve, vetëm t’i shihni se si janë në fush, se si ecin në Valdebebas..”
Bale: ”Janë gjëra që do i zgjedhim privatisht.”
Motivimi në La Liga dhe Champions: ”Nesër kemi kupën. Do të tentojmë t’a fitojmë ashtu siç dalim në çdo ndeshje, për të fituar.”
Nënshkrimet: ”Ajo që nuk më takon është të shpjegoj politikën e nënshkrimeve nga ana e klubit. Jemi ata që jemi dhe punojmë sëbashku për të arritur objektivat.”