Interi po shpreson të përfitojë nga problemet e Real Madridit duke tentuar transferimin e Modricit, Kovacicit dhe Kroosit.
Interi po planifikon të ‘peshkojë në ujërat e trazuara’ të Santiago Bernabéut dhe po planifikon të bëj një ofertë të guximshme për të sjellë tre lojtarë të Real Madridit në San Siro para sezonit 2019/20: Luka Modric, Toni Kroos dhe Mateo Kovacic.
Reali po përjeton një sezon zhgënjyes pas largimit të Zinedine Zidane dhe Cristiano Ronaldos, dhe Interi, sipas medias italiane, Tuttosport, janë të sigurt në tentimin e tre mesfushorëve madrilen pasi ata dëshirojnë të rikthehen në majat e futbollit europian.
Interi në merkaton e kaluar verore u mundua të joshte Modricin, por Reali i’a doli me sukses t’a bindte kroatin të qëndronte në Bernabeu. Megjithatë, Modric mendon se është koha e duhur për të ndryshuar ambientin dhe një ofertë e kënaqshme nga klubi i Series A mund t’a tundoste të ardhmen e tij.
Poashtu edhe ish-mesfushori i Interit, Mateo Kovacic është një objektiv shumë më i arritshëm për Interin. Aktualisht në huazim në Chelsea, Interi mund të arrijë transferimin e tij nëpërmjet Modricit që do mundohej t’a bindte. Drejtori i ri sportiv i Interit, Giuseppe Marotta, nuk do të injorojë mundësinë që nënshkrimi i njërit prej Kovacicit ose Modricit do të shërbente si ‘karrem’ për tjetrin për të ndjekur shembullin e tjetrit.
Poashtu edhe një lëvizje e Kroosit nuk përjashtohet, megjithëse ka pak mundësi, me mesfushorin gjerman që ka kontratë me Realin deri në vitin 2022 dhe klauzola e lirimit të tij është 300 milionë euro.