Pushimet e Cristiano Ronaldos tashmë janë një rutinë që është instaluar në planifikimin e kalendarit të Portugezi. Kjo formulë ishte me sukses në sezonin e kaluar dhe Zidane vazhdon t’a përdorë ende. Madje, ai ka dhënë një kthesë më shumë pasi Cristiano aktualisht ka luajtur më pak se në sezonin e kaluar. Kjo nuk është gjithmonë e lehtë, por Zidane ka arritur të ndryshojë mendje, ka arritur të shikojë me dritat e gjata dhe jo me të shkurtëra, për të ruajtur forcën që të shkojë në fazën vendimtare si i freskët dhe në formë.
Pushimet e Cristiano nuk janë të panegociueshme. Që nga fillimi ai ka luajtur një ndeshje brenda javës për një orë. 6 ditë, 7 ditë apo edhe 8 ditët ka pasur kohë të përgatitet para se të luajë. Nuk luajti në ndeshjet e Kupës ndaj Numancias dhe Leganes, apo në ndeshjen e shtyrë të La Ligas sërish ndaj Leganes dhe ishte jashtë listës për ndeshjen e fundit që ekipi e humbi ndaj Espanyolit. Pra, Cristiano luan brenda javës. Përvec, logjikisht, në Champions League që është objektivi kryesor i ekipit dhe Portugezit/
Me motivin e ndeshjen ndaj PSG, ajo ishte e vetmja javë në vitin 2018 në të cilën Cristiano luajti në 3 ndeshje brenda 8 ditësh: vs. Sociedad (10 shkurt), vs. PSG (14 shkurt) dhe vs. Betis (18 shkurt). Më pas ai u rikthye të luajë një ndeshje brenda javës.
Portugezi ka luajtur vetëm 9 nga 15 ndeshjet e ekipit në këtë vit. Ka pushuar më shumë se në fillimin e vitit 2017, ku në këtë pikë të sezonit të kaluar kishte luajtur 11 ndeshje.
Tani Cristiano po përgatitet për një tjetër raund të Championsit. Do të jetë titullar ndaj Getafes pasi nuk luajti ndaj Espanyolit, pastaj do të vjen data vendimtare ndaj Parisit të martën dhe do të mbyllë javë, përvec nëse Zidane vendos t’a inkuadrojë ndaj Eibar në javën e ardhshme.