Real Madridi ka zyrtarizuar sot blerjen e parë të merkatos së Janarit, Brahim Diaz që u prezentua gjatë ditës së sotme në Santiago Bernabeu.
19 vjeçari tregoi emocionet dhe dëshirën e tij për t’iu bashkuar ekipit sa më parë ndërsa theksoi që ky ishte një shans që nuk duhej humbur.
”Kjo është dita më e rëndësishme e jetës time teksa arrij tek një klub që e kam ëndërruar që kur isha fëmijë”, theksoi Diaz.
”Nuk ka dhuratë më të mirë se kjo për ditën e mbretit.”
”Kur vendosa të largohem nga Manchester City mora në konsideratë tre opsione: i pari ishte të luaja për Real Madridin, i dyti të luaja për Real Madridit dhe i treti të luaj për Real Madridin.”
”Nuk doja të shkoja askund tjetër.”
Më pas, Diaz foli për përgjegjësinë që ndjen dhe shprehi mirënjohjet e tij për të gjithë ata të cilët e kanë ndihmuar që kjo lëvizje të bëhej e mundur.
”E kuptoj përgjegjësinë që kam në këtë klub dhe kjo është të jap shpirtin tim për fanellën,” potencoi ai.
”Kjo është një gjë e panegociueshme.”
”Dua të falenderoj të gjithë për besimin që kanë treguar tek unë, falenderoj familjen për përpjekjen që kanë bërë tek zhvillimi im personal dhe profesional.”
”Faleminderit të gjithëve dhe Hala Madrid!”
Sulmuesi anësor ka nënshkruar një kontratë 6 vjeçare dhe do të mbaje veshur bluzën me numrin 21.