Pavarësisht se kampionët europian kanë një politikë për të shmangur lëvizjet në merkaton dimërore, Real Madridi ka bërë një lëvizje të hershme në mes të sezonit duke nënshkruar me Mohamed Mizzian.
Sulmuesi 18-vjeçar ka qenë një lojtar i rregulltë për ekipin e parë të Melilla në sezonin 2018/19 deri më tani, poashtu edhe duke startuar në Santiago Bernabeu kundër Real Madridit gjatë këtij sezoni në kuadër të Kupës së Mbretit.
Kontrata e Mizzian me klubin e ligës së dytë spanjolle përfundon në verë, megjithatë Los Blancos kanë siguruar një marrëveshje huazimi gjashtëmujore me një mundësi për të nënshkruar përfundimisht me të në fund të këtij sezoni.
Ai menjëherë do të fillojë punën me Castillan dhe nëse do të bëjë përshtypje në pjesën e mbetur të këtij sezoni, atëherë klubi do të përdorë opsionin e tij të blerjes për të nënshkruar një kontratë trevjeçare me të.