Bayern Munich dhe Real Madrid janë lidhur me një transferim të Timo Werner, me RB Leipzig gati për të shitur sulmuesin nëse ai nuk do të nënshkruajë një kontratë të re.
RB Leipzig “nuk mund të përballojë” mbajtjen Timo Wernerit nëse ai nuk do të zgjasë kontratën e tij me Lepizigun, ka thënë shefi ekzekutiv i klubit, Oliver Mintzlaff.
Werner thuhet se është një objektiv për Bayern Munichun që ka shënuar 11 gola në Bundesliga këtë sezon, një më shumë se Robert Lewandowski.
Kontrata e sulmuesit të gjermanëve përfundon në vitin 2020 dhe Mintzlaff konfirmon se klubi do të marrë në konsideratë shitjen e tij nëse Werner, që u lidh edhe me Real Madridin, poashtu edhe me dy klubet e Premier Leagues, Liverpool dhe Chelsea, nuk e rinovon kontratën e tij.
“Sigurisht, ne duhet t’a dimë vendimin e tij më së voni në fund të këtij sezoni. Sigurisht se një klub si ne nuk mund t’a përballojë hyrjen në një sezon të ri me Timo Wernerin në vitin e fundit të kontratës së tij,” tha ai.