Ndonëse nuk është në formën më të mirë të mundshme, Real Madridi e ka në plan të transferojë vetëm një lojtar në merkaton e janarit. Bëhet fjalë për sulmuesin e Manchester Cityt, Brahim Diaz.
Në këtë përfundim ka arritur e përditshmja Madrilene, Marca, e cila ka analizuar nevojat e secilit prej 20 ekipeve të La Ligas.
Po e njëjta gazetë thotë se drejtuesit Madrilen do ta presin fundin e sezonit për të transferuar lojtarë të tjerë.
Sot gjatë ditës mediet ndërkombëtare raportuan se pas nënshkrimit të Pulisicit me Chelsean, belgu Eden Hazard është një hap më afër Real Madridit.
Merkatoja dimërore në Spanjë është hapur sot dhe do të zgjasë deri me 31 janar.