Real Madridi po e monitoron nga afër lojtarin e Sevillas, Pablo Sarabia.
Sarabia, i cili ka luajtur për 6 vite radhazi në akademinë e klubit Madrilen, ka shënuar 15 gola në 26 ndeshje në këtë sezon deri me tani.
Janë pikërisht këto statistika ato të cilat i kanë shtyer drejtuesit Madrilen të mendojnë për një rikthim të mundshëm të tij në Santiago Bernabeu.
Por transferimi i tij në klubin Madrilen varet shumë nga e ardhmja e paqartë e dy lojtarëve tjerë, Isco dhe Luka Modric.
Derisa Isco para disa ditëve mohoi zërat për një largim të mundshëm nga Real Madridi, Luka Modric në anën tjetër ishte afër transferimit te Interi në merkaton e kaluar.
Në rast se Isco dhe Modric vendosin të largohen dhe Real Madridi vendosë ta blejë Sarabian, atëherë do të duhet të paguajë plot 18 milionë euro për të, me kontratën e tij e cila skadon në qershor të 2020.