Skuadra e Real Madridit është kthyer në stërvitje dhe po përgatitet për ndeshjen e parë të vitit 2019, kur do të përballen me Villarealin në Estadio de La Ceramica nesër mbrëma.
Do ketë tre mungesa nga ana e Los Blancos për këtë ndeshje, me Marianon, Marco Asension dhe Marcos Llorenten që janë të gjithë të dëmtuar.
Llorente kishte startuar në mesfushën qendrore ndeshjet e fundit për të mbuluar mungesën e Casemiros që ishte i lënduar dhe që tani do të rikthehet në formacion.
Nacho është kthyer gjithashtu nga lëndimi dhe është gjithashtu në dispozicion për këtë ndeshje.