Përkundër thashethemeve, Isco siç duket është i lumtur te Reali dhe nuk po mendon për një largim të mundshëm.
Lojtari ka qenë një zëvendësues që kur Santiago Solari mori drejtimin e klubit.
“Nuk jamë duke menduar rreth largimit në merkaton dimërore, jam shumë i lumtur, qëllimi im është të fitoj sa më shumë tituj te Reali,” tha ai për Deportes Cuatro.
Pozita e mesfushorit spanjoll pas ardhjes së Solarit në ekip kishte rënie, dhe nga kjo rezultuan thashethemet që e lidhnin atë me një kalim në Premier League, mirëpo pas këtyre fjalëve që vet lojtari i pohoi, siç duket ai dëshiron të vazhdojë të punojë fort në këtë skuadër.