PSG ka konfirmuar edhe zyrtarisht mungesën e Neymar në ndeshjen kthyese ndaj Real Madridit më 6 mars.
Klubi Francez ka shkruar një komunikatë në webfaqen e tyre zyrtare në të cilën ka njoftuar se lojtari brazilian do të operohet.
Ky ishte shkrimi i tyre rreth operimit të Neymar:
”Pas një periudhe fillestare të trajtimit tre-ditor me një protokoll të rreptë mjekësor, është marrë një vendim i përbashkët mes stafit mjekësor të klubit dhe kombëtares së Brazilianit, dhe gjithashtu në përputhje me lojtarin, që Neymar t’i nënshtrohet një operimi në Brazil në fund të kësaj jave. Ai do të operohet nga dr. Rodrigo Lasmar, i shoqëruar nga Saillant që prezanton stafin mjekësor të klubit.”
Ky operim tashmë edhe zyrtarisht e konfirmon mungesën e Neymar në ndeshjen e 6 marsit ndërsa i gjithë Madridizmi i dëshiron shërim sa më të shpejt Brazilianit pasi lojtarët si ai i duhen vërtetë futbollit.