Keylor Navas është një tjetër emër i përfolur që pritet të largohet nga Real Madridi, përshkak të mintuazhit të tij të vogël.
Pas ardhjes së Thibaut Courtois te Real Madridi, ai ka luajtur vetëm dy ndeshje në La Liga këtë sezon, të dyjat në gusht. Dhe në përgjithësi, nuk ka luajtur aspak që nga 6 dhjetori, kur Real Madridi mposhti Melillan me rezultat 6 – 1 në Kupën e Mbretit.
Kosta Rikani kishte rastin të tregonte vlerën e tij në ndeshjet e Kupës së Botës për Klube, por Solari përsëri favorizoi Courtois.
E tashmë largimi mbetet një opsion për të, dhe e përditshmja madrilene, AS, ju sjell destinacionet e tij të mundshme:
Arsenal – destinacioni kryesor: Unai Emery mbetet një tifoz i Navasit. Dhe sipas mediave angleze, ‘Gunners’ kanë ofruar 13 milionë euro për shërbimet e tij.
Juventus – destinacion ‘rezerv’: Një tjetër destinacion i mundshëm për të mbetet Torino. Klubi italian nuk është i kënaqur mjaftueshëm me Sczezny. Navas shihet si një opsion cilësor për të qenë gardian i portës së juventinëve.
Manchester City dhe të tjerët.. – Poashtu përveç dy klubeve të lartëpërmendura, edhe Manchester City futet në listën e skuadrave që po dëshiron transferimin e tij. Citizenët mund t’a bëjnë një lëvizje të tillë në merkaton dimërore, teksa Claudio Bravo po vuan nga dëmtimet, dhe pavarësisht faktit se kanë edhe Ederson. E edhe në Itali, Milan mund të bëj një hap para për të nëse ata e humbin Gianluigi Donnaruman, për të cilin po intereseohet Interi.