Isco nuk po ka hapësirë të mjaftueshme te Real Madridi që kur Santiago Solari mori përsipër rolin e trajnerit, dhe si rezultat, ai po lidhet me një largim të mundshëm nga Santiago Bernabeu.
PSG është klubi i fundit që po raportohet se ka shfaqur interesim për të, madje po besoeht se presidenti i klubit parisien, Nasser Al-Khelaifi është takuar këtë javë me babain e tij që njëherit është edhe agjenti i tij.
Ai poashtu ishte një objektiv i PSG-së përgjatë kohës kur edhe Unai Emery ishte trajner i skaudrë së Ligue 1, sipas raportimeve në Francë nga parisunited.fr.
Megjithatë, atë kohë asgjë nuk kishte serioze, dhe tani situata është më ndryshe, pasi francezët do t’a shfrytëzojnë situatën e mesfushorit spanjoll.