Brahim Diaz ndiqej nga gjyma e Europës, por do të luaje për Real Madridin. E njëjta histori si me dyshen Braziliane Rodrygo dhe Vinicius Junior.
Madrilenët kanë akoma një tërhqeqje të madhe për lojtarët e rinjë pavarësisht faktit që po jetojmë në kohën kur sheikët dhe pronarët e pasur të klubeve janë gati për të bërë çmendurira për lojtarët e tillë.
Por, fuqia e profilit të madh që posedon Real Madridi, mbreti i Europës, mbetet akoma shumë i fortë, veçanërisht në vitet e fundit dhe drejtuesit e kanë shfrytëzuar këtë aspekt në mënyrën më të mirë të mundëshme.
Si Vinicius ashtu edhe Rodrygo ndiqeshin nga shumë klube të mëdha Europiane por në fund ata u sollën në Santiago Bernabeu.
Vinicius, që tashmë mban numrin 28 me Realin, nënshkroi me klubin që kur ishte 16 vjeç, në një kohë kur akoma nuk kishte debutuar me Flamengon – dhe për një shumë rekord – 45 milion euro.
Kjo shifër mund të dukej e lartë, por ishte shumë e nevojshme në mënyrë që klubi të mposhtë konkurrencën e klubeve si PSG, Manchester City dhe Manchester United, që të gjitha të interesuara për lojtarin.
Ishte pak a shumë e njëjta situatë me Rodrygon, një lojtar që kapi vëmendjen e Barcelonës por që i dha fjalën Juni Calafat (emisar i Real Madridit) që do të bashkohet me klubin Madrilen dhe ai në fakt përfundoi duke nënshkruar me kampionët e Europës.
Ai do të arrije në klub verën e ardhshme dhe është një prej lojtarëve që emocionon më shumë ata që janë në kryesinë e Bernabeut.
”Talent i pastër me një shikim të mirë për golin,” është fjala e atyre brenda klubit që e kanë ndjekur nga afër.
Klubi nuk është as nervos e as në ankth kur vjen fjala për të nënshkruar me lojtarët e rinjë dhe pa shumë emër.
Strategjia e klubit është e qartë: drejtuesit marin avantazhin e ciklit të triumfeve duke tërhequr talentë premtues për të inkorporuar disa nga lojtarët më të mirë për t’u siguruar që cikli dominues do të vazhdoje edhe për 3 apo 4 vite.
Sergio Ramos, Raphael Varane dhe Marcelo iu bashkuan Real Madridit kur ishin vetëm adoleshent dhe ata tani janë lidera të ekipit duke fituar kështu 4 Champions League në 5 vitet e fundit.
E njëjta mund të thuhet edhe për lojtarët si Isco dhe Karim Benzema, që arritën në kryeqytet kur ishin 21 vjeç, teksa Casemiro u soll nga Sao Paulo në moshën 20 vjeçare.
Disa erdhën më vonë dhe disa veçse ndodheshin aty, por këto 6 lojtar kanë qenë vendimtar në vitet e fundit.
Nëse shtojmë dhe Brahim Diaz (që do të arrije në Janar nëse çdo gjë shkon sipas planit) dhe dyshen Braziliane, Real Madridi poashtu ka një lojtar tjetër si Martin Odegaard, që nënshkruajti me klubin vetëm në moshën 16 vjeçare dhe prej kohësh huazohet në klube të ndryshme, por gjithsesi mbetet një prej atyre që klubi akoma ka besim.
Është poashtu e vlefshme të kujtohet që ai ka patur përmirësime të ndjeshme së fundmi dhe është vetëm 20 vjeçar.
Në një treg të çmendur, drejtuesit në Bernabeu besojnë që kjo është politika më e mirë – investimi në lojtarët e rinjë në një zonë ku ata kanë fituar të gjitha betejat.