Lojtari i akademisë Madrilene dhe aktualisht lojtari i PSG-së, Jese Rodriguez ka dhënë një intervistë për AS në të cilën ka diskutuar karrierën e tij profesionale si futbollist.
Në mes temave të shumta ai ka kritikuar ashpër ish bashkëlojtarët e tij tek Reali që sipas tij nuk iu ka interesuar fare për të pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen ndaj Schalkes në kuadër të Champions League.
”Mendova se kisha miq tek zhveshtorja e Realit por kam qenë gabim. Ata nuk janë më miq sepse nuk iu përgjigjën mesazheve të mia dhe nuk më pyetën se si isha.”, janë fjalët e para të Spanjollit për kohën në Madrid pas dëmtimit në gju.
Më tutje për Madridin ai vazhdoi: ”Ajo që më vjen keq është që nuk përfiton momente në Madrid pas dëmtimeve.”
Tani Jese është duke tentuar të rimarrë formën e tij tek klubi i PSG-së dhe me trajnerin e tyre Thomas Tuchel.