Një vit ka kaluar dhe Real Madridi përsëri u shpall kampion i botës për Klube. Reali përfundon vitin 2018 duke fituar Kupën e botës për klube për herën e tretë radhazi. Titujt po i shtohen Madridit edhe pse klubi ka pësuar disa ndryshime të mëdha në vitin e fundit. Në vazhdim ju sjellim 12 ndryshimet brenda Real Madridit në vitin e fundit.
Nga Zidane tek Solari, duke kaluar nëpër Lopetegui
Vetëm para 1 viti, Santiago Solari drejtonte RM Castillan që gjendej 13 pikë prapa liderit të Segunda B. Sot, ai është trajner i ekipit të parë Madrilen që humbi Zidanen, i cili pasi fitoi La Decimoterceran u largua me vetëdëshirë. Argjentinasi nuk ishte zëvëndësuesi i Francezit. Ishte Lopetegui ai që mori drejtimin e ekipit por u shkarkua pas rezultateve jo të mira. Pas shkarkimit të tij, Solari mori drejtimin e ekipit dhe e fitoi titullin e parë si trajner Madrilen në më pak se dy muaj punë.
Një Madrid pa Cristiano
Pas humbjes së Zidane, ishte Cristiano Roaldo ai që u largua poashtu me vetëdëshirë. Golashënuesi më i mirë i historisë së klubit Madrilen mori rrugën e largimit drejt Juventusit, por Madridi tregoi se ekziston edhe pa të duke triumfuar në Kupën e botës për Klube.
Portjeri i parë nuk është më Navas por Courtois
Keylor Navas ishte portjeri i Zinedine Zidane. Dhe nuk kishte debate. Por u largua Zidane dhe erdhi Courtois. Klubi pagoi 35 milionë euro për portjerin më të mirë të botës dhe fitoi vendin e titullarit para Navas. Lopetegui luante edhe me Navas por Solari nuk ka dyshime: Courtois do të jetë titullar në të gjitha kompeticionet.
Shtiza tani për Bale
Një vit më parë nuk kishte vend për Bale. Nuk luante me Iscon në fushë. Por ishte largimi i Cristianos dhe shtiza tani është për Bale. Jo në Abu Dhabi, ku ishte lojtari më i mirë. Ai duhet të tregojë se është ‘lideri’ i Real Madridit por zëvëndësimi i Cristianos është ende shumë larg.
Isco ‘sekondar’
Luan Bale dhe jo Isco, celësi i Madridit tëZidane. Solari e kishte harruar Iscon, që luajti titullar vetëm ndaj Melillas në Copa del Rey dhe ndaj CSKA-s në njëndeshje me Madridin të c’rregulluar. Isco nuk luajti asnjë minutë në finalen e Kupës së botës për Klube dhe është duke u mësuar me të. Pas golit ndaj Romas, ai është abonuar në stol.
Asensio, një hap ‘prapa’
Pa Cristianon, kishte vend për Marcon. Por nuk erdhi ajo që prisnim. Me Solarin, nuk ka minuta të shumta. Në Abu Dhabi nuk luajti për shkak të dëmtimit. Të gjithë po presin pasi e dinë se ia vlen, e majta e Asensios duhet të shkëlqejë shumë më tepër.
Llorente, qendërmesfushori i ri Madrilen
Zbulimi i madh i stoli. Zidane dhe Lopetegui nuk besonin në të. Me Solarin luajti ndaj Romas dhe pse ishte Casemiro. Në finalen e Kupës së botës shënoi një gol dhe u zgjodh lojtari i ndeshjes.
Vazquez, një titullar
Me Solarin loja me Lucas është ndryshe. Ai ka përfituar nga forma e Iscos dhe Asensios. Argjentinasi nuk luajti me 4-3-3 në finalen e botërorit por me Vazquez si titullar i krahut të djathtë të mesfushës. Me Zidane gjithashtu ishte protagonist sic po e bën tani.
Modric, një Top i Artë
Modric fitoi Topin e Artë të botërorit në vitin e kaluar dhe këtë vit e fitoi Bale, por Kroati tani e ka fituar Topin e Artë si lojtari më i mirë i botës për këtë vit, dicka që e meritoi për të arriturat e tij me Madridin dhe kombëtaren e tij.
Shfaqja e Vinicius
Goli i fundit i ekipit në botërorin e Klubeve kishte si nismëtar Vinicius që para një viti luante për Flamengon por që tashmë kishte rezervuar vendin në Madrid. Në ndeshjet e fundit, supertalenti Brazilian ka lënë shpresa të mëdha tek klubi.
Më afër La Ligas
Reali nuk është afër me Barcelonën në La Liga por më mirë se në vitin e kaluar. Në vitin 2017 fitoi Botërorin me 11 pikë më pak se Barcelona, që u bënë 14 në El Clasicon që u luajt pasdite në Camp Nou. Tani është 8 pikë larg dhe me një ndeshje më pak ndaj Villarealit.
Dhe Championsi?
Ajaxi e pret Madridin në raundin e ardhshëm të Champions League. Vitin e kaluar, rikujtojm, kundërshtari ishte më i vështirë. Realin e preku PSG, dhe fitoi ndaj Francezëve. Në fund fituan La Decimoterceran.