Santiago Solari mori pjesë në intervistën e TVE pasi fitores së sontme të ekipit në finalen e Kupës së botës për Klube dhe titullit të tij të parë si trajner i ekipit Madrilen.
Me disa fjalë, trajneri Argjentinas u përkul para punës së lojtarëve dhe i përgëzoi ata për fitoren.
”Jemi të lumtur, këta lojtarë e meritojnë këtë. Kanë arritur këtu pas punës së madhe dhe triumfeve të mëdha. Kemi përfunduar një kapitull të mirë pas tre triumfeve radhazi në Champions League. Eshtë një dëshirë e klubit, këtij grupit dhe trajnerëve tjerë. Jemi këtu duke ju falënderuar edhe Zidanes. Do të jetë e vështirë t’a përsërisim në të ardhmen.”
”Të gjithë lojtarët janë të Madridit dhe të gjithë punojnë për të qenë në formë dhe të bëjnë mirë në fushë. Llorente ka punuar gjithmonë shumë. Eshtë meritë e tij.”