Real Madridi i Zidane është fundosur këtë sezon në La Liga. Los Blancos kanë në total 5 humbje dhe 6 barazime dhe janë pa mundësi për të luftuar për titullin i cili do të vendoshet mes Barcelonës dhe Atletico Madridit.
Ekipit të Zidane, padyshim se i mungojnë lojtarët e planit B që i kishte në sezonin e kaluar. Pepe, Danilo, Morata dhe Jmes ishin në një nivel spektakolar deri në fund të kampionatit. Sidomos James ishte mbi të gjithë duke mos harruar edhe pjesëmarrjen e ‘vogël’ të Marianos.
Në fakt, kolumbiani, mori pjesë në vetëm 22 ndeshje të La Ligas, shënoi 8 gola dhe dhuroi 8 asiste. Ishte golashënuesi i pestë më i mirë i ekipit në La Liga pas Cristianos (25 gola), Moratas (15 gola), Benzemas (11 gola) dhe Iscos (10 gola).
Në lidhje me asistimet, ishte vetëm prapa Kroos që dhuroi 10 asiste në kampionatin e sezonit të kaluar dhe ishte baraz me Cristianon me nga 6 asiste. Megjithëse minuta shumë më pak se lojtarët tjerë me përjashtim të Moratas, vlen fakti se largimi i tij i ka bërë ‘dëm’ të madh këtij Real Madridi.
Plani që Zidane ka përdorur në sezonin e kaluar me të ashtuquajturin ekip B nuk po funksion në këtë sezon. Pa dyshim, performanca e James në ndeshjet e fundit të sezonit kur startonte më shumë, i dha ekipit më shumë mundësi të fitojë dhe të arrijë deri në ndeshjen ndaj Malagas si kampion i ligës.
Tani Zidanes po i mungojnë këta lojtarë që ishin vendimtarë, por përfunduan duke u larguar nga klubi në verën e kaluar, mbi të gjitha, një James që po shkëlqen me Bayernin në Gjermani.
Zidane ka nevojë për një shpëtimtar që kishte një emër: James Rodriguez. Largimin e tij po e paguan Madrid, sic paralajmëroi Cristiano para disa muajve në një deklaratë duke thënë se ekipi ka humbur cilësinë me largimet e verës sidomos me atë të kolumbianit.