Në një intervistë të dhënë për Tuttosport, Cristiano Ronaldo është rikthyer të flasë për epokën e kaluar tek Real Madridi. Sipas Portugezit, vendimi për të ndryshuar ambient është një sfidë jetësore, ndërsa nuk nguroi poashtu të thumboje ish-skuadrën e tij me çështjen e ‘grupit’.
”Për mua është një sfidë jetësore. Më pëlqen dhe dua t’i bëj njerëzit të lumtur. Do e shijoja nëse Messi vjen në Itali një ditë, të pranonte sfidën ashtu siç bëra unë. Sidoqoftë, nëse është i lumtur atje, e respektoj. Ai është një lojtar fantastik dhe një djalë i mbarë.”
”Mund të them që ky është grupi më i mirë me të cilin kam luajtur. Këtu jemi një skuadër. Në vendet tjera dikush ndjehej më i madh se të tjerët, por këtu jemi të gjithë në të njëjtin nivel, të gjithë janë modest dhe duan të fitojnë. Nëse Dybala apo Mandzukic nuk shënon, ata vazhdojnë të jenë të lumtur dhe buzëqeshin. Është vërtetë bukur dhe mund të shoh diferencën. Në Madrid ishin poashtu modest por këtu janë më tepër. Është shumë më ndryshe nga atje, këtu jemi një familje.”
”Nuk më bën aspak nëse luajmë ndaj Real Madridit, e shkuara mbetet në të shkuarën. Tani dua të fitoj me Juventus. Më duhet të luftoj për këto ngjyra dhe nuk më intereson për asgjë tjetër. Nëse është ndaj Real Madridit, do të tentoj të jap më të mirën.”
”Shoh që flitet për James, Bale, Asensio, por të jem i sinqertë. Juventus nuk ka nevojë për lojtarë të tjerë. Duhet të flisni me presidentin. Në të ardhmen, nuk e di. Marcelo është i fortë. Ne i hapim dyert për lojtarët e mirë dhe Marcelo është një prej tyre. Me Allegrin nuk vëndoj asnjëherë baste gjatë stërvitjeve por me Dybalan, Mandzukic dhe Khediran po. Dhe në 99% të rasteve fitoj unë, mbase për disa euro apo për një shishe shampanje. Në dhomat e zhveshjes kam një koleksion me tre shishe dhe 200-300 euro.”
”Nuk më mungon Messi. Kam luajtur në Angli, Spanjë, Itali, Portugali dhe në kombëtare ndërsa ai mbetet akoma në Spanjë. Mbase atij i mungoj më shumë.”