UEFA ka njoftuar zyrtarisht ndryshimet kryesore për sezonin e ardhshëm në Champions League dhe Europa League. Këto janë ndryshimet që i ka bërë shtëpia më e madhe e futbollit Europian:
1) 26 ekipe do të kualifikohen drejtëpërdrejtë në fazën e grupeve të Champions League: kampioni aktual i CHL, kampioni aktual i Europa League, nga katër ekipe të Gjermanisë, Spanjës, Italisë dhe Anglisë; nga dy ekipe të Francës dhe Rusisë dhe nga një ekip nga Turqia, Belgjika, Ukraina dhe Portugalia.
2) Orari. Nuk ka ndryshime në formatin e fazës së grupeve por orari i ndeshjeve do të ndryshojë. Duke filluar që nga sezoni i ardhshëm Champions League do të luhet me dy orare si Europa League: 18:55h dhe 21:00h.
3) Të gjitha ekipet e eliminuara nga kualifikimet e Champions League kanë një mundësi të dytë, të luajnë në Europa League.
4) Nuk do të jetë një raund paraprak kualifikues për Champions League (që disa herë është luajtur me vetëm një ndeshje) dhe as në Europa League (që është luajtur me dy ndeshje)
5) 17 ekipe do të hyjnë drejtëpëdrejtë në fazën e grupeve të Europa League me 10 tjera të arritura nga eliminimi i playoffit në Champions League dhe me 21 të tjera që vijnë nga raundet e ndryshme kualifikuese.