Santiago Solari ishte i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij sot në fitoren ndaj Melillas me rezultat 6-1 në kuadër të Copa del Rey por asesi nuk mund të jetë i kënaqur me dy dëmtimet e reja që i morën sot dy lojtarët Madrilen: Carvajal dhe Mariano.
Carvajal u largua në fillim të pjesës së dytë për të mos rrezikuar më shumë pasi më herët në pjesën e parë pranoi një goditje në këmbë nga një kundërshtar ndërsa Mariano u largua nga fusha 10 minuta para përfundimit të ndeshjes për shkak të një tërheqje muskulare.
Alarmi në Madrid ka arritur sidomos kur kanë mbetur vetëm 12 ditë para ndeshjes së parë të ekipit në Kupën e botës për Klube, që do të luhet në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Rikujtojmë që të dëmtuar në ekip janë edhe Nacho dhe Casemiro, dhe Marcelo është drejt rikuperimit final dhe kthimit në fushë.