Sipas Marcas, klubi tashmë ka përgatitur listën përfundimtare të lojtarëve që do të udhëtojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe për të luajtur në botërorin e Klubeve.
Në mesin e 23 futbollistëve gjenden edhe lojtarët e dëmtuar të ekipit Nacho dhe Casemiro, por nuk gjendet Jesus Vallejo i cili mungoi edhe në edicionin e kaluar të këtij kompeticioni pasi nuk u ftua nga trajneri Zinedine Zidane.
Kjo është lista e plotë e lojtarëve që Solari do t’i ftojë për botërorin e klubeve që fillon më 12 dhjetor dhe mbaron më 22 dhjetor.
Portjerët: Courtois, Navas dhe Casilla
Mbrojtësit: Carvajal, Marcelo, Ramos, Nacho, Odriozola, Varane dhe Reguilon
Mesfushorët: Casemiro, Isco, Llorente, Kroos, Modric, Asensio, Ceballos dhe Fede Valverde
Sulmuesit: Benzema, Bale, Mariano, Vinicius dhe Lucas Vazquez.
Rikujtojmë që ekipi ndeshjen e parë në këtë kompeticion do t’a luajë më 19 dhjetor në gjysmëfinale dhe në finalen e mundëshme më 22 dhjetor.