Florentino Perez mori pjesë në memorialin që Barcelona e organizoi për presidentin e tyre historik Josep Lluis Nunez.
Presidenti Madrilen gjatë këtij memoriali në Camp Nou, kishte vetëm fjalë të mira për ish presidentin Blaugran që drejtoi klubin Blaugran nga viti 1978 deri në vitin 2000.
”Mirënjohje dhe respekti im për një president të madh. Mendoj se ishte një nga presidentët më të mirë që ka qenë në ndonjë klub Spanjoll, nëse jo në botë. Nuk ka asnjë dyshim në të. Ishte një pioner për të ngjitur futbollin në një tjetër kategori.”
”Jemi mirënjohës për atë që e bëri sepse Real Madridi ishte nëgjendje të vazhdonte në këtë rrugë. Nëse sot Reali dhe Barca janë dy klubet më të mira në botë, një pjesë e madhe është falë tij. Jemi mirënjohës për punën e tij.”, tha presidenti Madrilen në Camp Nou.