Santiago Solari analizoi goleadën e ekipit ndaj Melillas, ndeshjen e Iscos dhe Asensios, dhe debutimin e të rinjëve.
Ndeshje testuese
”Carvajal luajti në krahun e majtë se duhet të vendosnim për një lojtarë. Ai është më i pjekur se Odriozola që është më i ri. Vallejo gjithashtu luajti mirë.”
Botërori i klubeve
”Nuk ka kohë të mendojmë për këtë dhe nuk e di se kush do tëjetë në këtë kompeticion. Jemi të fokusuar në ndeshjen ndaj Huescas, CSKA-s, Rayos.. Ka kohë të mendojmë për botërorin, që është një kompeticion që më emocionon.”
Qëndrimi i lojtarëve
”Ndeshja na jep mundësi, sepse ajo na lejon të shohim se ka shumë lojtarë të mirë dhe që janë të gatshëm për të konkurruar. Kemi qenë solid dhe kemi udhëhequr në sulm. Melilla luajti mirë, është lideri i Segunda B dhe jam i lumtur për atë që bën lojtarët e ekipit, të rinjët e ekipit dhe lojtarët që debutuan. Jam i gëzuar për debutimin e Fran Garcia, Fidalgos dhe për golin e Javi Sanchez.”
Isco
”Jam shumë i lumtur për Iscon. Më vjen keq që nuk e gjeti golin në pjesën e parë. Gjithashtu jam i lumtur për Asension që shënoi dy gola, dhe Vinicius që shënoi një tjetër.”
Nënshkrimet
”Nuk do të flas me ju për këtë”
Asensio dhe Vinicius
”Jam shumë i lumtur për të gjithë, për të gjithë lojtarët.”