Humbja e djeshme e Real Madridit kishte edhe pakënaqësi në fund të ndeshjes. Isco ishte qendra kryesore e polemikave në fundin e ndeshjes.
Në momentin kur Zidane vendosi ta largojë atë dhe të inkuadrojë Benzeman, ishte lojtari Spanjoll ai që u vonua rreth 35 sekonda duke dalur nga fusha. Posa pa këtë ecje të Iscos, reagoi kapiteni Ramos që i kërkoi atij të vrapojë më shpejt që të mos vonohet ndeshja.
Isco u nda i pakënaqur me zëvëndësimin e tij dhe kështu shprehu zemërimin ndaj trajnerit Zidane.