Madridi u rikthye në rrugën e vjetër gjatë ndeshjes së mbrëmshme ndaj Espanyolit. Pas një sërë ndeshjeve në të cilat ekipi i Zidane kishte shfaqur edhe një herë instiktin e golave, mbrëmë u rikthye për të qëndruar ashtu sic ishte saktësisht para një muaji e gjysmë kur humbi nga Villareali me rezultat 1-0.
Ekipi erdhi në një formë të mirë në ndeshjen e mbrëmshme pasi kishte shënuar 35 gola në 10 ndeshjet e fundit mes La Ligas, Champions League dhe Copa del Rey. Me pak fjalë, rikuperuar versionin e tyre më të mirë duke arritur 5 fitore radhazi për herë të parë në këtë sezon.
E gjithë kjo shkoi për t’u humbur dhe ekipi duhet të fillojë nga e para. Ekipi jo vetëm që nuk shënoi ndaj Espanyolit por humbi rasti përsëri. Pa Cristianon dhe Benzema (i cili u inkuadrua në fund), treshja Bale, Asensio dhe Vazquez nuk ishin në gjendje t’i shënonin të paktën një gol Espanyolit.