Cristiano Ronaldo nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes se Topit të Artë e cila mbahet me 3 dhjetor në Paris të Francës.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediet italiane.
Këtë vendim portugezi e mori duke marrë parasysh faktin se çmimin në fjalë nuk pritet ta fitojë ai, por ish-bashkëlojtari i tij, Luka Modric.
Prandaj kjo ceremoni do të jetë e dyta për këtë vit në cilën portugezi nuk do të marrë pjesë. Ai gjithashtu kishte munguar në ndarjen e çmimeve për më të mirët e vitit nga FIFA, ku edhe këtu çmimi i më të mirit të vitit i takoi Luka Modric
Kroati është favorit për ta fituar Topin e Artë pas përformancave fantastike që i zhvilloi sezonin e kaluar në Champions League dhe në Kampionatin Botëror të mbajtur në Rusi.