Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) e ka shpallur Luka Modric si lojtarin më të mirë të vitit, ndërsa Thibaut Courtois si portierin më të mirë të vitit.
Kroati në garën për këtë çmim grumbulloi 272 pikë, 128 më shumë se Leo Messi, i cili u rendit vendin e dytë.
Modriç ishte gjithashtu i pari në listën vjetore të GOAL 50 dhe është favoriti kryesor për të fituar Topin e Artë 2018.
Ndërkaq, me 181 pikë të grumbulluara portieri belg, Courtois, u shpallë si portieri më i mirë i vitit.
Belgu grumbulloi më shumë pikë se Hugo Lloris (109 pikë) dhe Gianluigi Buffon (59 pikë), të cilet u renditen në vendin e dytë respektivisht të tretë.