Santiago Solari u shfaq përpara mediave për të analizuar fitoren e skuadrës në ndeshjen ndaj Romës. Tekniku mes tjerash foli edhe për mungesën e Iscos, ndeshjen e Llorentes dhe performancën e Vazquez.
”Fusha ishte shumë e keqe. Para ca ditësh është luajtur ragby këtu, poashtu edhe Lazio kishte një ndeshje për të luajtur.”
”Llorente? Janë vendime të mara nga unë. Ndonjëherë të dalin, ndonjëherë jo. Duhet të marim vendime të tilla përpara ndeshjeve dhe rezultati është ky që është. Llorente ka bërë një ndeshje spektakolare.”
”Lucas? Lucas jep gjithçka për 90 minuta dhe më pas është i suksesshëm.”
”Isco? Janë vendime që duhen në momente specifike. Vendimet pothuajse gjithmonë janë sportive me përjashtim të ndonjë rasti të veçantë dhe këtu nuk ka një të tillë. Nëse një lojtar starton ndeshjen si titullar apo nga stoli është një problem fiktiv. Lojtarët tentojnë të jenë gjithmonë në 100%.”