Përkushtim, gjakftohësi dhe qetësi e madhe para vendimeve. Nuk ka tjetër. Përtej momenteve fizike apo taktike që përjetuan nga e kaluara eafërt, realiteti tregon se Real Madridi hyn në muajin e ardhshëm të luftojë për 3 tituj që ende i ka shansat për t’i fituar, me një 11-she startuese pa personalitet dhe me pak futboll.
Askush në klub nuk e fsheh shqetësimin por ata e dinë se në 28 ditët e ardhshme (Championsi, Liga dhe Botërori i klubeve) kalon nëpër lojtarët që nuk ishin në gjendje të kthenin situatën e vështirë që përjetuan ndaj Eibarit dhe bënë që ekipi të vuaj një zhgënjim të jashtëzakonshëm.
”Nuk mund të bëjmë asgjë, gjithcka varet nga lojtarët.”, thuhet brenda stafit drejtues të ekipit. Edhe udhëheqësit e klubit e dinë se situata aktuale gjendet në duart e lojtarëve dhe presin nga ta një reagim më tëmirë.
Ditët e ardhshme janë më të rëndësishme sesa tifozët që mund të mendojnë. Qëllimi i parë është tësigurohet kualifikimi në raundin tjetër të Championsit, të vazhdojë lufta për titullin e La Ligas dhe klubi të luftojë për titullin e 3’të radhazi të Kupës së botës për Klube që do të luhet në muajin dhjetor.
Përkundër këtij sfondi, nga klubi kanë bërë thirrje edhe njëherë për angazhimin nga lojtarët, dicka që nuk e treguan ndaj Eibar, si dhe Sergio Ramos i cili tha se do të shmganin një situatë ekstreme. Askush nuk e priste këtë situatë te Madridi, pasi shkruajtën historinë në Champions duke fituar titullin e tretë radhazi por në anën tjetër klubi beson se lojtarët mund të kthejnë gjithcka.