Pas pauzës së kombëtareve, gjithmonë e mirë për Iscon, lojtari ka një tjetër sfidë përpara vetes: të rikthehet titullar tek Real Madridi.
Ky privilegj i është mohuar në katër ndeshjet e fundit, kjo pasi Santiago Solari u vendos në krye të skuadrës.
Pasi lideroi Spanjën si kapiten në fitoren ndaj Bosnjës, Isco rikthehet në Valdebebas me qëllimin të startoje në ndeshjen ndaj Eibar në stadiumin Ipurua.
Një situatë të ngjajshme, Isco e kishte përjetuar edhe në epokën e Zidane, teksa nuk kishte një status të definuar dhe herë pas here ishte mes titullarëve, një eksperiencë krejt ndryshe nga seç ndodhë me Spanjën, aty ku luan gjithmonë nga fillimi.
E vërteta është se Isco asnjëherë nuk e ka shijuar statusin e të paprekurit tek Real Madridi por në të njëjtën kohë, ai nuk mund të konsiderohet si zëvendësues.
Numri i ndeshjeve të luajtura për sezon e konfirmojnë këtë.
Me Julen Lipeteguin, trajneri që i dha çelësat e lojës së Spanjës mes viteve 2016 – 2018, Isco ishte aq i rëndësishëm sa për të nuk merej në konsideratë as periudha e shërimit pas operacionit në apandesit.
Ai u shfaq për më pak se një muaj pas operacionit dhe në ndeshjen e dytë, në El Clasicon e luajtur në Camp Nou, Lopetegui e mbajti në fushë për 90 minuta.
Diçka e tillë ishte e pakuptimtë në sytë e Solarit.
Tekniku Argjentinas nuk e pa në formën më të mirë Iscon dhe nën urdhërat e tij Isco ka luajtur vetëm 51 minuta në katër ndeshje.
I mësuar tashmë të mbroje pozicionin e tij në Madrid, Isco ka një tjetër mur për të eleminuar.