Qendër-mbrojtësi i Liverpoolit, Van Dijk ka deklaruar se Sergio Ramos nuk është qendër-mbrojtësi më i mirë në botë.
Më shumë se Ramosin, holandezi thotë se e pëlqen Rahpahel Varanen, lojtarin tjetër Madrilen që luan po në këtë pozitë.
“Ramos nuk është qendër-mbrojtësi më i mirë në botë. Ai është një lojtar i madh dhe unë e respektoj atë për atë që ai ka fituar, por jo Raphaël Varane është i preferuari im, një mbrojtës i shkëlqyer, i ri dhe që ka fituar shumë”, u shpreh Van Dijk.
Van Dijk nuk e di nëse Ramos e dëmtoi qëllimisht Salah, por thotë se me largimin e egjiptianit nga fusha ndryshoi edhe mentaliteti i Real Madridit.
“Pas dëmtimit të tij, papritmas Marcelo, Benzema dhe Ronaldo filluan të sulmonin në krahun e djathtë ku ishte Alexander-Arnold, duke e lënë të lirë anën e djathtë të mbrojtjes se tyre, diçka që nuk do ta bënin nëse Salah do të ishte në fushë”, bëri të ditur Van Dijk.
27 vjeçari shpreson që Salahu do të ketë mundësinë për të luajtur edhe një finale të Champions Leagues dhe për ta fituar atë.