Radamel Falcao është lojtari që i është vetë ofruar Real Madridit këto ditë.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur e perditshmja spanjolle, Marca.
Ky opsion është duke u studiuar nga drejtuesit Madrilen, por nuk ka ndonjë urgjencë pasi edhe alternativat tjera janë duke u shqyrtuar gjithashtu.
Falcao nënshkroi një marrëveshje të re me Monacon në verën e vitit 2017 dhe ka një vit e gjysmë të mbetur në kontratën e tij të tanishme.
Nevoja e Monacos për t’u çliruar nga pagat e larta si ajo e Falcaos, mund t`i lehtësojë punën Real Madridin për ta huazuar kolumbianin deri në fund të sezonit.
Monaco, e cila para dy viteve ishte gjysmë-finaliste e Champions Leagues, nuk po kalon në një formë të mirë këtë sezon.