Varane dhe Marcelo janë rikuperuar nga dëmtimet që i pësuan javë më parë. Ata kanë stërvitur sot normalisht me pjesën tjetër të skuadrës dhe janë gati për ndeshjen e nesërme ndaj Celta Vigos.
Por, edhe përkundër këtij fakti, trajneri Madrilen Santiago Solari më shumë mundësi nuk do të rrezikojë t`i fusë në lojë dyshen e lartëpërmendur.
Pas 1 muaji mungese, dje në stërvitje me ekipin Madrilen u rikthye edhe Dani Carvajal, i cili poashtu pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme.
Ndërkohë dy të lënduarit e tjerë, Vallejo & Mariano, kanë vazhduar me procesin e tyre të rikuperimit.