Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, ishte shumë afër që të nënshkruante me Real Madridin në merkaton e kësaj vere që përfundoi me 1 shtator.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur ueb-faqja e specializuar, Football Leaks.
Sipas informacioneve që posedon kjo ueb-faqe, Pini Zahavi ishte njeriu i cili tentoi ta largojë polakun nga skuadra gjermane dhe ta transferojë atë në Santiago Bernabeu.
Zahavi që është një specialist për të konkretizuar marrëveshje të tilla u takua me përfaqësuesin e Lewandoskit në muajin qershor në një hotel në Vienë.
Idea e tij ishte shumë e qartë: “të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme për të liruar Lewandowski këtë verë nga kontrata e tij me Bayern Munich, e cila vlen deri në qershor të 2021.
Ai e bindi Lewandowski se duhej të largohej nga Bayerni, me Real Madridin si destinacionin e tij të preferuar.
Por, Bayerni i vetëdijshëm për këtë, bllokoi gjithçka duke mos dashur të negociojë fare me Real Madridin.