Julen Lopetegui mbeti jashtë ekipit. 5 gola të pësuar në Camp Nou, trajektoria e keqe e ekipit dhe disa vendime të pakuptueshme nuk u përshtatën me filozofinë e entitetit Madrilen, duke bërë kështu që bordi drejtues të marë një vendim: shkarkimin e tij. Në kriza të tilla është gjithmonë tekniku ai që e pëson. Në këtë rast, nuk ishte vetëm faji i trajnerit, por ai duhej larguar. Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit kanë bërë analizat e duhura, kanë marë shënime dhe kanë marë vendimin të blejnë disa lojtar në merkaton e Janarit dhe t’i shesin disa për mungesë të qëndrimit dhe rendimentit.
Ajo që është e qartë është se arritja e Santiago Solarit nuk duket të jetë e vetmja risi që do të ketë Real Madridi në javët e ardhshme apo ndryshe thënë, në ditët e para të vitit 2019. Drejtuesit e entitetit Madrilen besojnë se ka ardhur momenti për të marë vendime surprizuese.
Bordi i Real Madridit e ka të qartë që Lopetegui nuk ishte i vetmi fajtor në të gjithë këtë krizë. I pari ishte vet Florentino Perez që kërkoi nga skuadra të mbështetet tek kapiteni Sergio Ramos për të tejkaluar dhe për të ndihmuar në këtë krizë. Përgjigjia ka qenë pozitive, por tani vjen dyshimi për disa ndeshje në kampionat ku fitorja dukej e pamundur.
Merkatoja e Janarit tani është shumë e ndryshme. Tani po ndiqen tre lojtar që kanë luajtur në Championsin e këtij viti, e që do të bënte të hapej edhe dera e largimeve.
Real Madridi ka para të mjaftueshme sepse në llogarinë e klubit janë rreth 200 milion euro për t’i shpenzuar në blerje të reja. Drejtuesit nuk mendojnë që zgjidhja do të jetë ardhja e Rodrygos (gjithçka indikon që Braziliani do të vazhdoje tek Santos deri në fund të sezonit) apo ardhja e Argjentinasit Palacios (River Plate që do të vazhdoje në Argjentinë deri në verën e ardhshme).
Real Madridi është fokusuar në këto momente tek një qendër mbrojtës (Mario Hermoso ka më shumë mundësi për t’u rikthyer në shtëpi), një mesfushor dhe një qendër-sulmues në pritje të rendimentit të Vinicius, por me Icardin si favorit. Drejtuesit nuk harrojnë që merkatoja është shumë më ndryshe këtë vit dhe nga Santiago Bernabeu nuk e shohin më me sy të keq blerjet në merkaton e Janarit, ashtu siç ndodhte sezonet e shkuara.