Pasi ka kaluar nëpër qytete të ndryshme Europiane, turneu i trofeut të UEFA Champions League 2018, i sponsorizuar nga Nissan, përjetoi etapën e fundit në Santiago Bernabeu, stadiumi i kampionit aktual, Real Madrid.
Sëbashku në këtë eveniment ishin edhe ambasadorët e Real Madridit, me në krye Roberto Carlos. Braziliani mori pjesë në disa intervista dhe u përgjigj në lidhje me temat aktuale që kanë të bëjnë me entitetin Madrilen dhe turneun kontinental.
Goli i La Novenas me Zidane, Solarin dhe atë në aksion: ”Pasimi i Santit ishte i mrekullueshëm, krosimi im ishte i bukur dhe goditja e Zidane ishte e tmerrshme.”
Solari dhe Zidane tashmë e dinë se si është të stërvisësh klubin: ”Jam shumë i lumtur si ambasador. Isha në Turqui dhe u riktheva në Real Madrid. Ndjehem shumë krenar me funksionin që kam në klub. Shpresoj të vazhdoj për shumë vite këtu për të vazhduar së shkruari histori.”
Vinicius: ”Gjithmonë shpresoj që lojtarët Brazilian që vijnë në Europë të jenë mes më të mirëve. Vinicius është shumë i ri dhe ka dal nga Flamengo me një eksperiencë të madhe. Ishte një lumturi e jashtëzakonshme për të që luajti në Plzen. Do të bëje histori tek Real Madridi dhe në futbollin botëror. Është një lojtar modern, me dribling, luan me përgjegjësi, ka vazhdimësi dhe është i kompletuar.”
Real Madridi në këtë Champions: ”Fitorja në Plzen ishte e bukur, i jep besim ekipit për të vazhduar të punoje dhe të përmirësoje për të patur mundësinë që të arrije një tjetër finale, për më tepër në një fushë që do të luhet këtu në kryeqytet.”
Juventus favorit me Cristianon: ”Është një përfaqësues i madh i futbollit aktual, por dje i pamë teksa humbën nga Manchester United. Në futbollin modern nuk fitojnë gjithmonë më të mirët, por ata që kanë një skuadër më të ekuilibruar. Cristiano përfaqëson denjësisht klubin e tyre, por ai nuk mund t’a fitoje i vetëm Championsin.”