Mbrojtësi i djathtë Madrilen, Dani Carvajal është rikuperuar nga dëmtimi muskular që e pësoi me datën 2 tetor. Ai ka stërvitur sot normalisht me pjesën tjetër të ekipit.
Por spanjolli është i vetmi nga kontigjenti i lojtarëve Madrilen të dëmtuar, i cili ka gjasa të luajë në ndeshjen e së dielës ndaj Celta Vigos.
Dy lojtaret e tjerë të lënduar, Marcelo dhe Raphael Varane u stërviten njëherë sëbashku me pjesën tjetër të ekipit e pastaj vetëm.
Mariano, i cili bëri nxemjet me bashkëlojtarët e tij, zhvilloi disa ushtrime specifike, njëjtë siç veproi edhe Vallejo.
Të gjitha këta lojtarë, pas pauzës me kombëtare, pritet të jenë në dispozicion të trajnerit të ri Santiago Solari.