Ndonëse, Florentino Perez vazhdon të kërkojë për trajner te ri pas shkarkimit të Julen Lopetegui, Santiago Solari tashmë ka fituar të drejtën për të stërvitur Real Madridin të paktën deri në festat e fundvitit.
Fillimisht ishte menduar se Solari do të qëndrojë vetëm për 1 ndeshje në stolin Madrilen, por paraqitjet që ka bërë ekipi nën-urdhërat e tij i kanë ndryshuar mendimin kryesisë Madrilene.
Tekniku argjentinas ka arritur t`i fitojë të 3 ndeshjet e tij të para si trajner i Real Madridit.
Në këto ndeshje, Madrilenet kanë shënuar 11 gola, ndërsa nuk kanë pranuar asnjë të tillë.
Kjo statistikë ka rritur dozën e pozitiviteti në Santiago Bernabeu.