Real Madridi kishte arritur vitin e kaluar një marrëveshje me Monacon për transferimin e Kylian Mbappe në Santiago Bernabeu, marrëveshje e cila arrinte shifrën e 214 milionë eurove.
Klubi Madrilen kishte shprehur gatishmerinë që t`i paguajë 180 milionë euro klubit francez dhe ta mbulojë poashtu taksën prej 34 milionë eurove që duhej paguar për një transferim të tillë.
Këtë e bëri të ditur faqja e cila merret më zbulimin e këtyre shumave, Football Leaks.
Në fund, francezi vendosi të transferohet te PSG, duke bërë një kthim në Paris, vendlindjen e tij.
Monaco mund të mos ketë dashur të forcojë rivalin vendas, por pranoi se sulmuesi mund të bashkohej me klubin parizian nëse kompensimi prej 180 milion euro përputhet.