Raphael Varane, i cili fitoi Kupën e Botës dhe Champions Leaguen sezonin e kaluar, ka thënë se ka bërë gjithçka që është mundur dhe se pret të shikojë nëse do të shpërblehet me Topin e Artë.
“Jam tashmë i kënaqur që njerëzit flasin për mua dhe njohin punën time. Ka qenë një vit i artë”, deklaroi 25 vjeçari.
Varane beson se ata që do të votojnë këtë vit për fituesin e Topit të Artë nuk do të kenë një punë të lehtë.
“Ka shumë lojtarë të jashtëzakonshëm të cilet kanë pasur një sezon të shkelqyer”, pohoi francezi.
Për Topin e Artë, përveç Varanes, në garë janë edhe disa bashkëlojtarë të tij. Por kjo gjë sipas francezit nuk do të paraqesë ndonjë problem.
“Favoritet, pavarësisht nëse janë francezë apo jo, janë miqtë te mi. Nuk do të ketë probleme mes nesh. Nëse një lojtar tjetër francez e fiton poashtu do të jem i lumtur”, bëri të ditur 25 vjeçari.
Fituesi i Topit të Artë do të shpallet me 3 dhjetor.