Dani Carvajal i ka dalur në mbrojtje trajnerit Julen Lopetegui i cili javën e kaluar u shkarkua nga pozita e trajnerit të ekipit Madrilen.
Në një intervistë për TVE, mbrojtësi Spanjoll ka thënë se Lopetegui ishte trajneri më i mirë me të cilin ka punuar në karrierën e tij.
”Për mua, ai ka qenë trajneri më i mirë që kam pasur. Fatkeqësisht atij i mungoi pak fati që të qëndronte me ne.”, tha Carvajal.
”Mënyra e tij për t’a shikuar futbollin, forma e tij për t’a menaxhuar grupin, për të qenë me lojtarët, është dicka e mirë. E kam thënë këtë edhe para se të arrinte në Madrid, vazhdoj t’a them tani edhe pse është larguar dhe do t’a them deri sa nuk kam ndonjë trajner më të mirë se ai.”, përfundoi mbrojtësi Spanjoll.